Disa nga projektet tona deri tani

LUZAJ TOWERS

Ky projekt konsiston në ndërtimin e dy kullave prej 27 katesh, secila për t'u përdorur si banim dhe akomodim hotelierie. Këto struktura janë vecanerisht sfiduese, por një sfidë e tejkaluar me një dizajn të teper special nga ana jone. Pjesë e procesit të projektimit ishin strukturat e transferimit midis kateve 3 dhe 5, berthama e perbere nga mure kompozite dhe masat e veçanta të marra per themelet duke pasur parasysh nje tipologji te tille structure.

VLORE, SHQIPERI

SAN NICOLAS HOTEL

Kjo është një ndërtesë hoteli me strukturë prej betoni të armuar, e përbërë nga 4 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokësore për hotel dhe parkim.

PALASE, SHQIPERI

POLARIS ONE

Objekt banimi dhe sherbimi me konstruksion betonarme me 8 kate mbi toke dhe 2 kate parking. Objekti eshte ndertuar ne vore,

Pjese e projektit ka qene projektimi i plote i struktures me konstruksion mbajtes betonarme dhe i mbrojtjes se skarpates me perde pilotash, me 8m thellesi germimi germimi.

VORE, SHQIPERI

KOMPLEKSI I VILAVE BELVEDERE

Ky projekt konsiston në ndërtimin 59 vilave individuale me 1 kat nentoke dhe 2-3 kate mbi toke ne qytetin e Korces.

Pjese e punes sone ka qene projektimi i strukturave betonarme te vilave dhe punimet e sistemimit per strukturat mbajtese te sistemimit.

KORCE, SHQIPERI

KOMPLEKSI RIVIERA

Kjo është një ndërtesë banimi dhe shërbimesh me strukturë prej betoni të armuar, e përbërë nga 7 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokësore.

KAMEZ, SHQIPERI

OBJEKT REZIDENCIAL 9K + 2P

Kjo është një ndërtesë banimi dhe shërbimesh me strukturë prej betoni të armuar, e përbërë nga 9 dhe 6 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokësore.

SARANDA, SHQIPERI

IL BORGO BOUTIQUE HOTEL

Kjo është një ndërtesë hoteli, banimi dhe shërbimesh me strukturë prej betoni të armuar, e përbërë nga 2 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokësore.

HIMARE, SHQIPERI